20:39 / 10.04.2025
Dragusha pret një përballje agresive mes Rangers dhe Bilbao
Uran Krasniqi / RTKLive
Njohësi i futbollit, Muhamet Dragusha, ka thënë se ndeshja mes Rangers dhe Athletic Bilbao pritet të jetë e fortë dhe garesive.
Sonte në kuadër të çerekfinaleve të Europa League, do të zhvillohet një përballje mes Rangers dhe Athletic Bilbao, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
"Athletic është në një formë shumë të mirë, ndërsa Rangers ndodhen nën presion", ka thënë Dragusha, duke shtuar se kjo do të jetë një ndeshje e ngushtë, e cila do të sjellë gola dhe emocion, duke e bërë atë një spektakël për tifozët.























