Prekazi mendon se Athletic Bilbao ka motiv shtesë për të arritur në finale
BKT
Sport

Prekazi mendon se Athletic Bilbao ka motiv shtesë për të arritur në finale

Uran Krasniqi / RTKLive

Njohësi i futbollit, Rafet Prekazi, ka theksuar se Athletic Bilbao ka një motiv shtesë për të fituar ndaj Rangers, pasi finalja e këtij sezoni e Europa League do të zhvillohet në Bilbao.

Sonte në kuadër të çerekfinaleve të Europa League, do të zhvillohet një përballje mes skuadres skoceze dhe asaj spanjolle, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK. 

"Bilbao ka motiv shtesë, sepse finalja do të luhet në Bilbao", ka thënë Prekazi.

Nga ana tjetër, ai ka përmendur se Rangers janë shumë agresivë, por ka nënvizuar se kanë disa dobësi në mbrojtje. "Nga ana tjetër, kemi një Rangers që është shumë agresiv, ani se vijen e fundit e ka me të dobet", ka shtuar Prekazi.

Ai ka theksuar se në ndeshje të tilla, detajet e vogla mund të ndikojnë shumë në përfundimin e saj.