Analistët e RTK-së: Inter-Bayern, sfidë e paparashikueshme
F.B/RTKLive
Inter-Bayern Munich është një nga sfidat kryesore të ndeshjeve kthyese të çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve.
Kampionët në fuqi të Italisë dhe ‘Bavarezët’ do të ndeshen sonte në një ‘San Siro’ në sfidë ku do të përcaktohet skuadra gjysmëfinaliste e garës më të madhe në Evropë, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Interi në këtë duel hynë me avantazhin prej 2-1 të arritur në Munich, një javë më parë, megjithatë, Bayerni në këtë sfidë do të hyjmë më të gjitha forcat për kaluar në rrethin tjetër të kësaj gare magjike.
Analistët e RTK-së në emisionin që i dedikohet Ligës së Kampionëve, duelin Inter-Bayern e parashikojnë një sfidë të zjarrtë.
Prekazi: Inter-Bayern, ndeshje e paparashikueshme
Trajneri i njohur kosovar Rafet Prekazi mendon se gjithçka është e hapur në duelin Inter-Bayern Munich.
“Interi që 20 vjet është ekip që po dominon dhe ka një trajner inteligjent. Ai i beson se kësaj skuadre. Interi është një ekip më lojtarë inteligjent”, tha Prkazi
“Nëse Interi futët të mbrojë rezultatin e lojës së parë, mendoj se do të jetë gabim i madh, mirëpo, nuk besoj se Interi do të futët në lojë që të mbrojë rezultatin. Është kryer vetëm pjesa e parë atje dhe tani është pjesa e dytë”.
“Bayerni është i rrezikshëm dhe i duhet vetëm një gol për t’u kthyer në lojë. Bayerni është i jashtëzakonshëm dhe në futboll nuk ka ligje. Megjithatë, mendoj se Interi do ta nis lojën si ekip i barabartë dhe pres një ndeshje të fortë”, ka theksuar Prekazi.
Dragusha: Futbolli dinë të jetë i paparashikueshëm
Përballjen Inter-Bayern Munich të ‘nxehtë’ e parashikon edhe Muhamet Dragusha, një tjetër trajner i njohur në futbollin tonë.
‘Visente Kompany po e udhëheq mirë Bayern Munich. Bayerni ka shumë lojtarë të mirë dhe lojtarë që janë dëshmuar”, ka pohuar Dragusha.
“Nëse Kompani është trajner fillestare, atëherë Inzaghi është një trajner që ka përvojë dhe është trajner i dëshmuar në futbollin italian dhe evropian. Interi përparësi i ka tifozët pasi luajnë në shtëpinë e tyre, por ka edhe përparësinë e rezultatit në lojën e parë, elemente që e favorizojnë Interi, por futbolli dinë të jetë i paparashikueshëm”, ka deklaruar Dragusha.
Ndeshja Inter-Bayern Munich starton në orën 21:00.























