‘Man United-Lyon, ndeshje që premton spektakël’
F.B/RTKLive
Pas Ligës së Kampionëve, sonte rikthehen emocionet e Europa League-s, ligë kjo e dyta për nga rëndësia në Evropë.
Europa League vjen sonte me ndeshjet kthyese të çerekfinaleve të kësaj garë e cila po bëhet gjithnjë e më interesante dhe më e zjarrtë.
Manchester United-Lyon është kryesfida e natës së sontme në Europa League, ndeshje kjo që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.
Kujtojmë së ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar një javë më parë në Lyon ishte mbyllur baras 2-2.
Analistët e RTK-së, Arbnor Morina dhe Visar Zogini mendojnë se dueli mes ‘Djajve të Kuq’ dhe skuadrës franceze, do të prodhojë një duel interesant dhe joshëse.
Trajneri Arbnor Morina mendon se Man United përmes Europa League synon ta shpëtojë këtë sezon të garave.
Morina: Man United përmes Europa Leagu synon ta shpëtojë sezonin
“Do të kemi edhe një lojë të mirë të Evropës. Të gjitha ekipet në këto gara evropiane po na japin bukuri në ndeshje të futbollit”, ka thënë Morina.
“Sonte kemi një ndeshje ku të dy ekipet në 6-7 vitet e fundit nuk po e gjejnë formën e dikurshme. Sipas meje për Man Unitet ky është një rast që të shpëtojë sezonen. Edhe në njërën anë edhe anën tjetër kemi lojtarë që kanë qenë në finale, por që nuk i kanë fituar finalet. Të dy ekipet gjatë ndeshjes mund të ndërrojnë konceptin e lojës. Mendoj se të dy skuadrat do të japin spektakël”, ka theksuar Morina.
Edhe Visar Zogiani, një tjetër analist i RTK-së, mendon se dueli mes Man Unitedit dhe Lyonit, do të prodhojë një duel të fortë, anipse sipas tij, viteve të fundit këto dy skuadra nuk janë në nivelin e tyre më të lartë.
Visar Zogiani beson në një superndeshje
“Gjithsesi një ndeshje që kishte përfunduar me barazim në ndeshjen e parë tani nuk ka favorit. Ndryshimi i trajnerëve dhe struktura e lojtarëve ka bërë që këto dy ekipe të mos kenë stabilitet”, ka pohuar ai.
“Është normale se Man United mbetet një ekip që duhet respektuar dhe për një sezon apo një periudhë të shkurtër nuk do të thotë se nuk e kanë kualitetin tek futbollistët, sepse vetë fanella e kësaj skuadre tregon peshën e madh që bartë çdo lojtarë”, ka shtuar Zogiani.
Ndeshja Man United-Lyon fillon në orën 21:00. Krahas kësaj sfidë luhen edhe tri duelet tjera të këtij rrethi, ku do të ballafaqohen Athletic Bilbao-Rangers, Eintracht Frankfurt-Tottenham dhe Lazio-Bodoe/Glimt























