Kosova U16 e vajzave fiton ndaj Estonisë
BKT
Sport

Kosova U16 e vajzave fiton ndaj Estonisë

Uran Krasniqi/RTKLive

Kombëtarja e Kosovës U16 në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të turneut zhvillimor të UEFA-s, duke triumfuar ndaj nikoqirit Estonisë me rezultat 5:3.

Ndeshja ka nisur me një gol të shpejtë të vendasve që në minutën e 4-t, por reagimi i vajzave kosovare ka qenë i menjëhershëm. Romesa Shumolli e ka barazuar në minutën e 8-të. Pastaj Estonia ka shënuar edhe dy gola të tjerë dhe për ta mbyllur pjesën e parë në epërsi 3:1.

Në pjesën e dytë, Kosova ka treguar karakterin të fortë, duke e përmbysur rezultatin dhe duke e fituar ndeshjen. Krenare Kelmendi e ka ngushtuar rezultatin në minutën e 47-të, ndërsa Jonida Godenie ka  barazuar në minutën e 65-të. Vetëm dy minuta më vonë, Kelmendi ka realizuar golin e dytë personal, duke përmbysur gjithçka në 4:3. Golin e pestë dhe të fundit e ka shënuar Olsa Kuçi në minutën e 70-të, duke e vulosur fitoren Kosovës.