Atletico në sulm për Romero-n, gati 50 milionë euro
BKT
Sport

Atletico në sulm për Romero-n, gati 50 milionë euro

RTKLive

Një nga qendërmbrojtësit më të mirë në qarkullim mund të ndryshojë ekip këtë verë.

Cuti Romero në fakt prej disa kohësh është në fokusin e Atletico Madridit. Sponsori i tij i parë është bashkatdhetari i tij, Cholo Simeone, i cili e sheh qendërmbrojtësin e Tottenhamit si përforcimin e përsosur për mbrojtjen e Colchoneros.

Futbollisti duket i interesuar për një transferim të mundshëm në Madrid, por “Spurs” do të duhet të binden. Klubi anglez në fakt e vlerëson Romeron me rreth 70 milionë euro, shifër që Atletico nuk do të dëshironte ta arrinte.

Megjithatë, sipas gazetës spanjolle “AS”, spanjollët janë gati të hedhin në tavolinë 50 milionë.