S’ka fitues në dramën Barça-Inter, finalisti vendoset në duelin kthyes
F.B/RTKLive
(E plotësuar, 22:55) Barcelona dhe Interi kanë luajtur baras 3-3, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, të mërkurën mbrëma.
Përballja mes Barcelonës dhe Interit, ka prodhuar një superndeshje, me aksion dhe raste të shumta nga të dyja skuadrat, një nga sfidat më të mirë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.
Skuadra italiane furishëm e nisi lojë dhe pas vetëm 33 sekondash kalojë në epërsi përmes Thuram.
Zikaltërit nuk u ndalen duke dyfishuar avantazhin në 0-2 falë golit të Dumfries (21’).
Megjithatë, të besuarit e Hansi Flick nuk u dorëzuan duke e shkrirë avantazhin e skuadrës mike.
Fillimisht supertalenti Yamal (24’), ngushtojë epërsinë në 2-1, derisa Ferran Torres (38’), barazoi rezultatin në 2-2, rezultat më të cilin u mbyll pjesëloja e parë.
Edhe fraksioni i dytë i kësaj sfidë, ka dhuruar një ndeshje dramatike. Ndonëse Barcelona kishte dominimin e lojës, megjithatë, Interi përsëri përmes Dumfries (64’), kalojë në epërsi prej 3-2.
Mirëpo, një minutë më vonë Barcelona përsëri barazon rezultatin, e kësaj herë me autogolin e Sommer për rezultatin përfundimtar 3-3.
Skuadra finaliste do të vendoset në ndeshjen kthyese që luhet pas një javë në ‘San Siro’.
Edhe dy gola në superduelin Barça-Inter
(E plotësuar, 22:28) Gjithnjë e më dramatike po bëhet dueli mes Barcelonës dhe Interit.
Katalanasit dhe skuadra italiane po luajnë në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Fillimisht skuadra italiane, kalojë sërish në epërsi ndaj Barcelonës me golin e Dumfries (64’), mirëpo, një minutë më vonë Barcelona përsëri barazon rezultatin, e kësaj herë me autogolin e Sommer për rezultatin 3-3.
Barazohet rezultati në duelin Barça-Inter, shënon Torres
(E plotësuar, 21:43) Barcelona shkrin epërsinë e Interit, duke barazuar rezultatin në 2-2.
Katalanasit dhe skuadra italiane po luajnë në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Është Ferran Torres (38’), i cili barazoi shifrat në 2-2.
Interi po dominon ndaj Barcelonës në një superndeshje
Interi është duke bërë paraqitje mjaftë të mirë në udhëtim tek Barcelona.
Skuadra ‘Nerazurre’ më një gol të Thuram pas 33-të sekondash lojë dhe një goli të Dumfries (21’), është në epërsi ndaj Katalanasve, derisa epërsinë në 2-1 e ngushtojë supertalenti Yamal (24’).























