United thyen Bilbao-n, hap gjigant drejt finales, fiton edhe Tottenham
F.B/RTKLive
(E plotësuar, 23:01) Manchester United ka bërë hapin gjigant drejt finales së madhe të Europa League.
‘Djajtë e Kuq’ mundën në udhëtim Athletic Bilbao-n, me rezultat 3-0, të enjten mbrëma në gjysmëfinalen e kësaj garë evropiane.
Baskët nisen këtë sfidë duke e kontrolluar ndeshjen më mirë dhe duke e kërkuar rrugën e golit, megjithatë, ishte skuadra angleze që përmes Casemiro-s (30’), kalojë në epërsi prej 1-0.
Vetëm shtatë minuta më vonë ishte Bruno Fernandes, i cili nga pika e bardhë dyfishojë epërsinë e Man Unitedit në 2-0. Nga ky moment Bilbao mbeti më një lojtar më pak në terren pasi Vivian u largu nga loja me karton të kuq.
‘Djajtë e Kuq’ nuk u ndalen dhe më anë në Fernandes shënuan edhe golin e tretë (45’), të dytin personal për portugezin.
Pjesëloja e dytë nuk prodhoi asnjë gol, edhe pse të skuadrat krijuan disa raste, por që pa sukses, kështu që kjo sfidë u mbyll me fitoren e Man United prej 3-0, rezultat ky mjaft i mirë për ndeshjen kthyese që luhet pas një javë në ‘Old Trafford’.
Fitore të madh ka arritur edhe edhe Tottenham që mundi Bodoe/Glimt, me rezultat 3-1.
Johnson (1’), Maddison (34’) dhe Solanke (61’), shënuan nga një gol për fitoren e ‘Spurs’ të cilët bëjnë hapin e madh drejt finales së Europa League, derisa golin e vetëm për skuadrën mysafire e realizoi Saltnes (83’).
Pas një javë luhen ndeshjet kthyese.
‘Djajtë e Kuq’ nuk ndalen, sërish shënon Fernandes
(E plotësuar, 21:51) Man United ka shënuar edhe golin e tretë në duel me Athletic Bilbao-n.
Bilbao dhe Man United po luajnë në gjysmëfinalen e parë të Europa League.
Është Bruno Fernandes (45’), i cili realizoi golin e tij të dytë personal për epërsinë 3-0 për skuadrën angleze.
Casemiro dhe Fernandes ‘heshtin’ Bilbao-n

Manchester United ka shënuar dy gola të shpejta në duel me Athletic Bilbao-n.
Bilbao dhe Man United po luajnë në gjysmëfinalen e parë të Europa League.
Skuadra angleze gjeti rrugën e golit përmes Casemiro-s (30’) për rezultatin 1-0, derisa Bruno Fernandes (37’), nga pika e bardhë dyfishojë avantazhin në 2-0 për Unitedin.























