23:05 / 01.05.2025
Liga e Evropës, Chelsea dhe Real Betis bëjnë hapin e madh drejt finales
F.B/RTKLive
Krahas ndeshje gjysmëfinale të Europa League, të enjten mbrëma janë zhvilluar edhe duelet e para gjysmëfinalen në Ligën e Konferencës.
Chelsea ka bërë hapin e madh drejt finales duke mundur në udhëtim Djugaarden, me rezultat 4-1.
Sanbcho (12’), Madueke (43’) dhe Jackson (59’, 65’), shënuan për fitoren e ‘Bluve’ të Londrës, kurse, golin e vetëm për skuadrën nikoqire e realizo Mulugeta (68’).
Fitore ka shënuar edhe Real Betis që para tifozëve të saj mundi Fiorentinën, me rezultat 2-1.
Ndeshjet kthyese luhen pas një javë.























