19:58 / 07.05.2025
Maliqi mposht rumunin, tash ndeshet me një ukrainas
Uran Krasniqi / RTKLive
Karateisti i Kosovës, Betim Maliqi, do të përballet me karateistin ukrainas, Andrii Zaplitnyi, në xhiron e katërt të garës në kategorinë deri në 75 kilogramë.
Sot ka filluar Kampionati Evropian i Karatesë që po zhvillohet në Yerevan të Armenisë.
Në ndeshjen e fundit, Maliqi dominoi plotësisht ndaj kundërshtarit nga Rumania, Gabriel Aurelian Iodache, duke e mposhtur me rezultat bindës 8:0.
Maliqi ishte i lirë në xhiron e parë.























