Janko Iliev rrëmben trofeun ‘Lah Nimani’
BKT
Sport

Janko Iliev rrëmben trofeun ‘Lah Nimani’

F.Bytyqi/RTKLive

(E përditësuar, 13:50) Boksieri bullgar Janko Iliev është fitues i Turneut Ndërkombëtar ‘Lah Nimani’ që u mbajt të dielën në kryeqytetin e Kosovës, turne që u organizua nga Federata e Boksit të Kosovës.

Një tjetër edicion i suksesshëm i Turneut tradicional “Lah Nimani” u përmbyll me emocion, krenari dhe përfaqësim dinjitoz nga boksierë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Turneu, i cili mban emrin e legjendës së boksit kosovar, dëshmoi edhe një herë fuqinë e sportit për të bashkuar njerëzit, për të nxitur frymën garuese dhe për të nderuar vlerat e vërteta të boksit.

Ky turne nuk ishte vetëm një garë, por një kujtim i gjallë i trashëgimisë së Lah Nimanit, i cili vazhdon të frymëzojë brezat e rinj të boksit.

Tetë meçe janë zhvilluar në finalet e këtij turneu që i kushtohet legjendës së boksit tonë, Lah Nimanit.

Garuesi bullgar në duelin finale mundi Stiven Xixi-n e Shqipërisë.

Bullgari bëri boks më të mirë së kundërshtari duke e fituar duelin dhe trofeun e këtij turneu prestigjioz.

Boksierët e ngjitur në ring treguan boks cilësor dhe rivalitet të fortë, derisa ishin boksierët bullgar që dominuan në këtë turne.

Në fund organizatorët ndan çmimet për më të mirët e këtij eventi sportiv:

BOKSIERI PERSPEKTIV

Bernard Osman (MKD)

BOKSIERI FAIR PLAY

Emir Serifovic (BeH)

BOKSIERI MË I MIRË VENDOR

Riad Isufi (Kos)

ÇIFTI MË LUFTARAK

Vuk Dabovic (MNE) vs Rion Bajrami (MKD)

TEKNIKU MË I MIRË

Ahmet Koçi (ALB)

BOKSIERI MË I MIRË

Janko Iliev (Bul)

Fillojnë finalet e turneut ‘Lah Nimani’, LIVE në RTK

(E përditësuar 12:17), Ka filluar Turneu Ndërkombëtar i Boksit ‘Lah Nimani’, event ky që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK

Boksierët nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë të këtij turneu, i 17-ti më radha kushtuar legjendës së boksit tonë, Lah Nimanit.

Në duelet finalen do të zhvillohen tetë meçe, ku pritet boks cilësor dhe rivalitet i fortë

Sot finalet e turneut ‘Lah Nimani’, LIVE në RTK

Pas meçeve gjysmëfinalen të zhvilluar mbrëmë, sot vijnë finalet e Turneut Ndërkombëtar të Boksit ‘Lah Nimani’, event ky që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Boksierët nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë të këtij turneu, i 17-ti më radha.

Duelet gjysmëfinalen të zhvilluar të shtunën pasdite sollën nivel të lartë të cilësie dhe rivaliteti, duke i dhënë ngjyrë dhe emocion edicionit të sivjetshëm të turneut ‘Lah Nimani’.

Duelet finale zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe fillojnë në orën 12:00.

Çiftet finale: