Tortoshi: Finalja s’ka favorit, por e kam një ndjesi që Tottenham fiton
BKT
Sport

Tortoshi: Finalja s’ka favorit, por e kam një ndjesi që Tottenham fiton

Uran Krasniqi / RTKLive

Analisti i futbollit, Jusuf Tortoshi, ka  thënë se në një finale nuk ka favorit të qartë.

Finalja e Europa League mes Tottenham Hotspur dhe Manchester United zhvillohet sonte dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

“Asnjë finale nuk ka favorit. Janë dy skuadra të mëdha, sidomos Manchester United. Në Premier League të dyja janë poshtë në tabelë, por janë përqendruar në Evropë”, është shprehur Tortoshi.

Sipas tij, ky është i vetmi koridor për secilën prej skuadrave për të luajtur në Evropë, prandaj pritet një duel i fortë dhe i pakompromis.

“Skuadrat njihen mirë mes vete, kështu që do të jetë një ndeshje me tension dhe pa lëshime. E kam njëfarë ndjesie që Tottenhami do të fitojë”, ka thënë Tortoshi.