Rahoveci sërish kampion i Kosovës në hendboll
BKT
Sport

Rahoveci sërish kampion i Kosovës në hendboll

Uran Krasniqi/RTKLive

Rahoveci është shpallur  kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve. 

Kjo pasi të enjten mbrëma në palestrën "Bill Clinton" në Ferizaj, Rahoveci e ka mposhtur Kastriotin vendas me rezultat 34:32.

Rahovecasit e kishin fituar edhe finalen e parë, të dielën.

Në ndeshjen e dytë të "Play off" mysafirët kanë qenë në epërsi të lehtë thuajse gjithë kohën. 

Ndeshja në një moment ka qenë 26:26, duke shkuar në vazhdime nga pesë minuta. Lojtarët e Rahovecit kanë dhënë më shumë nga vetja dhe kanë fituar në fund 34:32.

Gjuka e Alban Haziri i kanë shënuar nga shtatë gola te Rahoveci. Nga pesë i kanë shtuar Mali Luzha e Arbios Mushkolaj, ndërsa gjashtë gola, katër nga penalltia, i ka realizuar Victor Alonso.

Te Kastrioti nëntë gola i ka shënuar Deniz Terziqi. Pesë të tjerë Lulzim Shabani e gjashtë Yassine Henahen, pesë prej tyre nga penalltia. 

Kë është titullin e dytë rresht për Rahovecin.