Chelsea fiton trofeun e Conference League, mund Betisin
F.Bytyqi/RTKLive
(E përditësuar, 22:57) Skuadra angleze, Chelsea është fituese e Conference League pasi mundi Real Betisin, me rezultat 4-1, të mërkurën mbrëma.
Betis dhe Chelsea u përballen në Wrocław të Polonisë në finalen e madhe të kësaj garë evropiane.
Skuadra spanjolle më mirë e nisi këtë finale dhe më anë të Ezzalzouli (9’) kalojë në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesëloja e parë.
Në fraksionin e dytë të kësaj finale, londinezët u rikthyen në lojë duke e përmbysur Betisin.
Fillimisht Enzo Fernandez (65’), barazoi shifrat në 1-1. Jackson (70’), kalojë në avantazh Chelsan në 2-1. Sancho (83’) u përkujdes për epërsinë në 3-1, derisa Caicedo (90’), i dha fund ëndrrës së Real Betisit për të fituar për herë të parë një trofe evropian.
Përfundimisht Chelsea është kampion i Conference League, skuadër e vetmja që fiton trofe në tri garat më të mëdha evropiane, Ligën e Kampionëve, Europa League dhe Conference League.
Chelsea shënon edhe golin e tretë
(E përditësuar, 22:46) Chelsea ka shënuar edhe golin e tretë në duel me Real Betisin.
Betis dhe Chelsea po luajnë në Wrocław të Polonisë në finalen e Conference League.
Sancho (83’) shënoi një gol të bukur për rezultatin 3-1, kur tashmë jemi në minutat e fundit të kësaj sfidë.
Chelsea përmbys Real Betisin
(E përditësuar, 22:33)Chelsea ka bërë një rikthim të shpejtë në duel me Real Betisit.
Betis dhe Chelsea po luajnë në Wrocław të Polonisë në finalen e Conference League.
Londinezët fillimisht përmes Fernandez (65’), barazuan rezultatin në 1-1, derisa Jackson (71’), kalojë Chelsean në avantazh prej 2-1.
Fernandez rikthen në lojë Chelsean
(E përditësuar, 22:28) Chelsea e ka barazuar rezultatin në duel me Real Betisin.
Betis dhe Chelsea po luajnë në Wrocław të Polonisë në finalen e Conference League.
Është Enzo Fernandez (65’), realizoi gol më kokë për të barazuar shifrat në 1-1.
Betis shtang Chelsea-n
(E përditësuar, 21:14) Real Betis mjaft mirë e ka nisur finalen kundër Chelsea-s.

Betis dhe Chelsea po luajnë në WrocłaW të Polonisë në finalen e Conference League.
Ezzalzouli më një gol të bukur zhbllokojë ndeshjen duke kaluar skuadrën spanjolle në epërsi prej 1-0.
Starton finalja Betis-Chelsea, LIVE në RTK
(E përditësuar 21:02) Ka startuar finalja e madhe e Conference League ndërmjet Real Betisit dhe Chelsea.
Dueli mes skuadrës spanjolle dhe asaj angleze, do të luhet në Wrocław të Polonisë, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.
Kjo përballje shënon finalen e parë evropiane për Real Betis-in, ndërsa për Chelsea është një mundësi për të kompletuar koleksionin e trofeve evropianë, duke u bërë klubi i parë që fiton të tre kompeticionet e UEFA-s: Champions League, Europa League dhe Conference League.
Publikohen formacionet zyrtare të finales Betis – Chelsea
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të finales se madhe të UEFA Conference League mes Real Betis dhe Chelsea, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Finalja e garës së tretë më të rëndësishëm evropian për klube zhvillohet në Varshavë të Polonisë, dhe pritet të sjellë spektakël futbolli mes dy skuadrave me stil të ndryshëm, por me objektiv të përbashkët – trofeun evropian.
Të dy trajnerët kanë vendosur për formacione sulmuese, duke treguar se pritet një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë emocione.
Chelsea kërkon trofeun e parë evropian që nga suksesi në Ligën e Kampionëve në vitin 2021, ndërsa Betis synon suksesin historik në arenën ndërkombëtare.
Formacionet zyrtare:
























