Paris Saint-Germaini nuk ka të ndalur, shënon edhe golin e pestë:
BKT
Sport

Paris Saint-Germaini nuk ka të ndalur, shënon edhe golin e pestë:

RTKlive

(E plotësuar) Pjesa e dytë e finales së Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Interit ka vazhduar me intensitet të lartë.

Paris Saint-Germaini, shënon edhe golin e pestë kundër Interit të Milanos.

Senny Mayulu tre minuta para fundit, realizoi golin e pestë për parisienët.

Paris Saint-Germaini shënon edhe golin e katërt

(E plotësuar) Pjesa e dytë e finales së Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Interit ka nisur me intensitet të lartë.

Paris Saint-Germaini shënon edhe golin e katërt kundër Interit të Milanos. Golin e shënoi Khvicha Kvaratskhelia.

Paris Saint-Germaini nuk ka të ndalur, shënon edhe golin e tretë

Pjesa e dytë e finales së Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Interit ka nisur me intensitet të lartë.

Paris Saint-Germaini, ka shënuar edhe golin e tretë kundër Interit të Milanos. Desire Doue e shënoi golin në minutën e 64-të.

Interi i Milanos ka hyrë në fushë me qëllimin për të rikuperuar rezultatin, duke ushtruar presion të madh në minutat e para, ndërsa PSG po mundohet të ruajë qetësinë dhe epërsinë përmes posedimit të topit dhe kundërsulmeve të shpejta.

Loja mbetet e hapur dhe emocionet janë të mëdha edhe në këtë pjesë të dytë.

Paris Saint-Germaini shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Interit

Paris Saint-Germaini, në finalen e Ligës së Kampionëve, ka shkuar në pushim me dy gola epërsi ndaj Interit të Milanos.

Golin e parë, në minutën e 12-të, e realizoi Achraf Hakimi. Kurse golin e dytë për parisienët e shënoi në minutën e 20-të Desire Doue.

Finalja e Ligës së Kampionëve po zhvillohet në “Allianz Arena” të Munihut në Gjermani.

Paris Saint-Germaini ka dominuar pjesën e parë të finales me lojë të organizuar dhe presion ndaj Interit.

Me këtë epërsi prej dy golash, parisianët janë më afër për ta siguruar trofeun e shumëpritur të Ligës së Kampionëve.

Finalja e sotme transmetohet drejtpërdrejt në RTK

Paris Saint-Germaini shënon edhe golin e dytë kundër Interit

doue

Paris Saint-Germaini vetëm pas tetë minutash nga goli i parë shënoi edhe golin dytë kundër Interit të Milanos.

Në minutën e 20-të Desire Doue realizoi gol dhe rezultati tani është 2:0.

Paris Saint-Germain kalon në epërsi përballë Interit

Paris Saint-Germain ka kaluar në epërsi përballë Interit në finalen e Ligës së Kampionëve që po luhet në Munih.

Parisienët e nisi fuqishëm ndeshjen, duke i bërë presion asaj italiane.

Pas një super aksioni të ndërtuar në minutën e 12-të, Hakimi realizoi nga afërsia me lehtësi.

Fillon finalja e madhe e Champions-it, PSG - Inter

Në Munih, filloi finalja e madhe të Ligës së Kampionëve, Paris Sent-Zhermen dhe Interi i Milanos, një sfidë që premton spektakël dhe emocione të jashtëzakonshme për tifozët nga i gjithë planeti.

Pas një rrugëtimi të fortë dhe plot sfida, dy gjigantët evropianë kanë siguruar vendin e tyre në finalen e madhe të garës elitare në Evropë.

Për PSG-n, kjo finale është një tjetër mundësi për të fituar trofeun më të lakmuar në futbollin evropian, një objektiv që klubi parisien e ndjek prej vitesh.

Ndërkaq, Interi synon të rikthehet në majën e futbollit kontinental duke fituar Ligën e Kampionëve për herë të katërt në histori. Zikaltërit kanë treguar një formë të qëndrueshme dhe një organizim mbresëlënës nën drejtimin e trajnerit të tyre Simone Inzaghit duke eliminuar emra të mëdhenj në rrugën drejt finales.

Finalja e sotme nis në orën 21:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK