Fernandes për Ronaldon: Mosha thjesht është një numër
BKT
Sport

Fernandes për Ronaldon: Mosha thjesht është një numër

F.B/RTKLive

Bruno Fernandes, mesfushori i Manchester United dhe një nga liderët e Kombëtares së Portugalisë, në një prononcim për ‘Sky Sport’, ka folur në prag të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë.

“Për ne, të qenit këtu është shumë e rëndësishme, është një burim krenarie. E fituam këtë turne në edicionin e parë, në shtëpi. Tani po përballemi me një nga ekipet më të mira në botë, por objektivi ynë është fitorja dhe kualifikimi në finale”, tha Fernandes.

I pyetur për Cristiano Ronaldon, kapitenin legjendar të Portugalisë, Fernandes nuk kurseu vlerësimet.

“Mosha është thjesht një numër. Cristiano ka treguar kudo se është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai vazhdon të shënojë gola dhe të bëjë diferencën. Është shumë e vështirë ta ndalosh. Kur ke një lojtar si ai, e di që mund të shënosh në çdo moment të ndeshjes”, ka theksuar Fernandes.

Ai ka lavdëruar edhe sulmuesin e Milanit, Leao-n.

“E takova që kur ishte fëmijë te Sporting. Ai ka një talent të jashtëzakonshëm dhe të gjithë shpresojmë që të bëhet edhe më i fortë. Ka pasur momentet e veta, por për mua ai mbetet një futbollist fenomenal”, ka përfunduar Fernandes.