Kosova fiton thellë ndaj Armenisë
Uran Krasniqi/RTKLive
(E plotësuar, 20:55) Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një fitore të thellë ndaj Armenisë në miqësoren e zhvilluar të premten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke triumfuar me rezultat 5:2.
Ndeshja ka nisur me vështirësi për "Dardanët". Armenia ka kaluar herët në epërsi, në minutën e tetë, kur Tiknizyan ka shënuar pas një asisti nga Sevikyan dhe pas një gabimi të portierit Saipi.
Megjithatë, reagimi i Kosovës nuk ka vonuar.
Në minutën e njëzet e dytë, Dellova e ka barazuar rezultatin me një supergol nga distanca, por vetëm shtatë minuta më vonë, Spertsyan ka realizuar nga një goditje e lirë për ta rikthyer Armeninë në epërsi me rezultatin 2:1.
Kosova e ka rritur ritmin në pjesën e dytë dhe e ka rikthyer baraspeshën me anë të Mërgim Vojvodës nga penalltia në minutën e gjashtëdhjetë e një. Kjo pasi paraprakisht Zabërgja është penguar brenda zonës së rreptësisë.
Epërsinë e ka siguruar mesfushori Lindon Emerllahu në minutën e shtatëdhjetë e një me një goditje precize.
Në skenë më pas ka dalur sulmuesi në formë Albion Rrahmani, i cili ka realizuar dy gola të shpejtë, duke e vulosur rezultatin përfundimtar në 5:2 në favor të Kosovës.
Tash Kosova më 9 qershor do ta ketë edhe një miqësore tjetër me Komoret.

Kosova e përmbys Armeninë
Kosova ka realizuar përmbysje në miqësoren kundër Armenisë që po luhet sonte në “Fadil Vokrri”.
Golin e epërsisë për "Dardanët" e ka shënuar mesfushori Lindon Emerllahu në minutën e shtatëdhjetë e një, duke e çuar rezultatin në 3:2 në favor të Kosovës.
Pas një fillimi të vështirë, ku Armenia kaloi dy herë në epërsi, skuadra e trajnerit Franco Foda ka reaguar dhe tani është shumë pranë fitores.
Deri në fund të ndeshjes kanë mbetur më pak se njëzet minuta.
Kosova e barazon përsëri
Kosova ka arritur ta barazojë rezultatin në miqësoren kundër Armenisë që po zhvillohet sonte.
Në minutën e gjashtëdhjetë e një, Mergim Vojvoda është treguar i saktë nga pika e bardhë, duke e çuar rezultatin në 2:2.
Kanë mbetur edhe rreth tridhjetë minuta deri në fund të ndeshjes dhe Kosova po kërkon ta përmbysë rezultatin në favorin e saj.
Armenët sërish në avantazh
Kombëtarja e Kosovës është gjetur sërish në disavantazh në miqësoren kundër Armenisë .
Në minutën e njëzet e nëntë, ka qenë Spertsyan ai që ka realizuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, duke rikthyer armenët në epërsi me rezultat 2:1.
Deri në fund të pjesës së parë kanë mbetur edhe rreth pesëmbëdhjetë minuta lojë.
Kosova barazon me supergolin e Dellovës
Kombëtarja e Kosovës e ka barazuar rezultatin në përballjen miqësore ndaj Armenisë.
Ka qenë minuta e njzëzet e dytë e ndeshjes kur Dellova ka realizuar një supergol me një gjuajtje të fortë nga distanca, duke vendosur baraspeshën në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Deri në fund të pjesës së parë kanë mbetur edhe njëzet minuta, si dhe koha shtesë.
Kosova në disavantazh ndaj Armenisë
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar herët në përballjen miqësore ndaj Armenisë që po zhvillohet sonte.
Ka qenë minuta e tetë e ndeshjes kur armenët kanë kaluar në epërsi. Tiknizyan ka shënuar golin e parë pas një asisti të saktë nga Sevikyan.
Megjithatë, ndeshja ka ende shumë minuta për t’u zhvilluar dhe rezultati mund të ndryshojë.
Nis ndeshja Kosovë - Armeni
Ka nisur ndeshja Kosovë - Armeni, e cila është e karakterit miqësor dhe në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Botërorit të vitit 2026.
Ndeshja e cila është duke u zhvilluar në Prishtinë, në stadiumin "Fadil Vokrri", është duke u transmetuar drejpërdrejt në RTK.
Deri më tash këto dy kombëtare kanë zhvilluar tri ndeshje miqëaore.
Ky është formacioni i Kosovës kundër Armenisë
Është publikuar formacioni i Kosovës për ndeshjen miqësore me Armeninë, e cila fillon nga ora 19:00 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë dhe e cila do të transmetohet drejpërdrejt në RTK. Pos ndeshje së sotme, Kosova më 9 qershor do ta ketë edhe një miqësore tjetër me Komoret. Të dyja ndeshjet janë në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Botërorit të vitit 2026.
Ky është formacioni i Kosovës për ndeshjen me Armeninë
FORMACIONI:
1. Saipi, 15. Vojvoda (C), 4. I. Krasniqi, 5. Dellova, 23. Paqarada, 20. Demaku, 6. Rexhbeçaj, 22. Jashari, 7. Zabërgja, 11. Asllani, 17. E Krasniqi























