Kosova mposht bindshëm Komoret
Uran Krasniqi / RTKLive
(E plotësuar, 20: 58) - Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një tjetër fitore bindëse në ndeshjet miqësore të qershorit, duke e mposhtur Komoret me rezultat 4-2 të hënën mbrëma në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Pas fitores kundër Armenisë javën e kaluar, “Dardanët” kanë regjistruar suksesin e dytë radhazi, duke dhënë sinjale pozitive në prag të sfidave zyrtare që i presin në shtator në fushatë e kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.
Ndeshja ka nisur me befasi, pasi mysafirët kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e dymbëdhjetë, kur Bakari ka realizuar pas një asistimi nga Said.
Megjithatë, reagimi i Kosovës ka qenë i menjëhershëm. Në minutën e nëntëmbëdhjetë, Albion Rrahmani e ka gjetur rrjetën me një goditje të fortë brenda zonës, duke rikthyer baraspeshën në lojë.
Me rezultat 1-1 është mbyllur edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Kosova e ka marrë kontrollin e plotë të lojës. Rrahmani ka realizuar edhe dy gola të tjerë, në minutat gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë e nëntë, duke kompletuar një "hat-trick" dhe duke e çuar rezultatin në 3-1 për Kosovën.
Komoret janë rikthyer përkohësisht në lojë me një gol në minutën e tetëdhjetë e pestë, pas një aksioni të shpejtë që ka zënë në befasi mbrojtjen kosovare.
Megjithatë, në minutat shtesë, Fisnik Asllani ka realizuar golin e katërt për Kosovën, duke vulosur fitoren me shifrat përfundimtare 4-2.

Komoret ngushtojnë rezultatinKomoret e kanë ngushtuar rezultatin në 3-2 në ndeshjen miqësore e cila po zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Ka qenë minuta e tetëdhjetë e pestë e takimit kur bashkëveprimi mbrojtje-sul në taborrin e skuadrës afrikane ka bërë që reparti devanziv i Kosovës të zihet në befasi dhe skuadra e Komoreve të arrijë që të realizojë.
Deri në fund të ndeshjes ka mbetur vetëm edhe koha shtesë.
Kosova e thellon epërsinë
Kosova ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Komoreve, duke e çuar rezultatin në 3-1.
Ka qenë sërish Albion Rrahmani ai që ka realizuar, duke bërë që sulmuesi i Sparta Prague ta kompletojë "hat-trick" në minutën e shtatëdhjetë e nëntë, duke vulosur një paraqitje të jashtëzakonshme në këtë ndeshje miqësore që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Deri në fund të ndeshjes kanë mbetur edhe dhjetë minuta. 
Kosova kalon në epërsi pas golit të dytë të Rrahmanit
Kosova ka arritur të përmbysë rezultatin në përballjen miqësore ndaj Komoreve, falë golit të dytë të Albion Rrahmanit.
Pas barazimit 1-1 në pjesën e parë, “Dardanët” kanë hyrë më të vendosur në fraksionin e dytë të lojës, duke marrë kontrollin e plotë të ndeshjes. Rezultati është përmbysur në minutën e gjashtëdhjetë, kur sulmuesi i Sparta Prague, ka shënuar sërish, duke e çuar Kosovën në epërsi 2-1.
Deri në fund të ndeshjes kanë mbetur edhe 30 minuta.
Kosova dhe Komoret e mbyllin baras pjesën e parë
Kombëtarja e Kosovës ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes miqësore ndaj Komoreve me rezultat të barabartë 1-1, ndonëse ka dominuar në posedim dhe ka krijuar më shumë raste gjatë dyzet e pesë minutave të para.
Kanë qenë mysafirët nga Komoret që kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e dymbëdhjetë, kur Bakari, pas një asistimi nga Said, ka shënuar, duke befasuar mbrojtjen kosovare dhe duke e çuar topin në rrjetë.
Reagimi i “Dardanëve” ka ardhur shpejt. Vetëm shtatë minuta më vonë, në minutën e nëntëmbëdhjetë, Albion Rrahmani e ka barazuar rezultatin me një goditje të fortë nga brenda zonës së rreptësisë, duke rikthyer entuziazmin në skuadrën vendase.
Kosova ka vazhduar ta mbajë kontrollin e ndeshjes edhe pas golit të barazimit, duke ushtruar presion dhe krijuar disa raste të mira shënimi, por pa arritur ta përmbysë rezultatin.
Kosova e barazon, shënon Rrahmani
Kombëtarja e Kosovës ka reaguar menjëherë pas disavantazhit të hershëm ndaj Komoreve, duke e barazuar rezultatin në minutën e nënëmbëdhjetë të ndeshjes.
Golin e barazimit e ka realizuar Albion Rrahmani, i cili me një goditje të fortë brenda zonës së rreptësisë, e ka mposhtur portierin kundërshtar dhe e ka rikthyer barazpeshën në lojë.
Deri në fund të ndeshjes kanë mbetur edhe rreth shtatëdhjetë minuta lojë.
Kosova në disavantazh ndaj Komoreve
Kombëtarja e Kosovës është gjetur në disavantazh në përballjen miqësore ndaj Komoreve, e cila po zhvillohet sonte në Prishtinë.
Ka qenë minuta e dymbëdhjetë kur Bakari ka realizuar pas një asistimi nga Said, duke befasuar mbrojtjen e “Dardanëve”.
Megjithatë, ndeshja mbetet e hapur pasi ka ende shumë minuta lojë për të luajtur.
Nis ndeshja Kosova - Komoret
Ka nisur ndeshja Kosova - Komoret e cila ka karakter miqësor dhe zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të Kosovës për fushatën e kualifikimeve të Botërorit të vitit 2026. Paraprakisht, në javën që sapo lamë pas, Kosova ka mposhtur në miqësore Kombëtaren e Armenisë.
Në shtator Kosova e nis kampanjën e eliminatorëve për Kupën e Botës, ku gjenet në të njëjtin grup me Suedinë, Zvicrën dhe Slloveninë.
Kosova deri më tash asnjëherë nuk ka arritur të kualifikohet në Botëror.
Kosova - Komoret, formacionet
Kosova dhe Komoret ndeshen sonte në një miqësore në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
KOSOVA:
























