Shqipëria ngec në Letoni
BKT
Sport

Shqipëria ngec në Letoni

Uran Krasniqi/RTKLive

(E plotësuar, 22:43 ) Shqipëria nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në përballjen ndaj Letonisë, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e zhvilluar sonte në Riga, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.

Ky rezultat lë pas zhgënjim për kuqezinjtë, të cilët kishin nevojë për fitore në garën për një vend në Botërorin e ardhshëm.

Kuqezinjtë kanë kaluar në epërsi në minutën e njëzet e nëntë, kur një aksion në zonën kundërshtare ka përfunduar me autogol të mbrojtësit Cernomordijs, që e ka devijuar topin në rrjetën e vet pas kontaktit me Rey Manajn. Megjithëse fillimisht është menduar se ishte gol i sulmuesit shqiptar, UEFA e ka regjistruar si autogol.

Pak minuta më herët, në minutën e njëzet e një, Letonia ka pasur mundësinë të kalonte e para në avantazh, por Jurijs Ikaunieks e ka humbur penalltinë, duke shpërdoruar një rast të artë.

Në fundin e pjesës së parë, po i njëjti Cernomordijs që ka shënuar autogol, ka barazuar rezultatin për Letoninë, duke dërguar ekipet në pushim me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë, Shqipëria ka qenë më kërkuese dhe ka pasur disa momente me potencial për gol, por ka munguar konkretizimi. As zëvendësimet nuk kanë sjellë ndryshim në lojën e kuqezinjve, ndërsa Letonia është mbyllur në mbrojtje, duke ruajtur barazimin deri në fund.

Ky rezultat është një hap prapa për Shqipërinë, që tashmë e ka edhe më të vështirë rrugën për në Kupën e Botës.

Letonia dhe Shqipëria shkojnë në pushim me rezultat të barabartë

Letonia dhe Shqipëria kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 1-1, pas një pjesë të parë me raste në të dyja portat.

Kuqezinjtë kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e njëzet e nëntë. Kontakti mes Rey Manajt dhe mbrojtësit Cernomordijs ka rezultuar vendimtar, dhe ndonëse fillimisht është menduar se ka qenë Manaj ai që ka shënuar, UEFA e ka regjistruar golin si autogol nga Cernomordijs.

Vetëm pak minuta më herët, në minutën e njëzet e një, Letonia ka shpërdoruar një mundësi të artë për të kaluar në epërsi, kur Jurijs Ikaunieks ka dështuar të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, Cernomordijs është bërë sërish protagonist, këtë herë në portën e duhur, duke barazuar rezultatin në momentet e fundit.Shqipëria kalon në epërsi ndaj Letonisë

Shqipëria ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Letonisë, e cila po zhvillohet sot.

Kuqezinjtë kanë realizuar golin e avantazhit në minutën e njëzet e nëntë. Deri tek goli ka ardhur kur Rey Manaj dhe Cernomordijs, të dy kanë pasur kontakt me topin, por në fund UEFA e ka regjistruar si autogl.

Më herët, në minutën e njëzet e një, Letonia e ka humur një mundësi të artë për të kaluar në avantazh, pasi Jurijs Ikaunieks nuk ka arritur të shënojë nga pika e bardhë të penalltisë.

Ndeshja mbetet e hapur dhe ka ende shumë kohë që rezultati të ndryshojë.

Letoni - Shqipëri, formacionet

Letonia dhe Shqipëria ndeshen sontë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026 në një përballje që përket te Grupi K. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

LETONIA:

Zviedris,Ciganiks,Balodis, Cernomordijs, Jurkovskis, Jaunzems, Zelenkovs, Saveljevs, Varslavans,  Ikaunieks, Gutkovskis.

SHQIPËRIA:

Strakosha, Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Balliu, Laçi, Shehu, Asllani, Hoxha, Manaj, Broja.