Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo
RTKlive
(E plotëuar) Distria Krasniqi ka pësuar humbje në finalen e Kampionatit Botëror në Budapest të Hungarisë, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Xhudistja pejane u mposht në fazën përfundimtare të garës nga japonezja Uta Abe.
Krasniqi kishte siguruar finalen pasi e fitoi luftën gjysmëfinale kundër spanjolles Ariane Toro Soler.
Kjo është medalja e parë e argjendtë për xhudisten tonë në një Kampionat Botëror, pas dy medaljeve të bronzta të fituara më herët.
Mes shumë sukseseve të saj, Distria numëron edhe medaljen e artë olimpike të fituar më 2020 dhe atë të argjendtë në Lojërat Olimpike të vitit të kaluar.
Distria Krasniqi kalon në finale të Kampionatit Botëror në Budapest

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi, ka siguruar tashmë medaljen e argjendtë pasi ka arritur në finalen e Kampionatit Botëror të Xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Krasniqi e fitoi luftën gjysmëfinale ndaj spanjolles Ariane Toro Soler, duke kaluar kështu në finale në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në përballjen për medaljen e artë, Distria Krasniqi do të ndeshet me xhudisten japoneze Uta Abe.
Më herët, xhudistja pejane mposhti brazilianen Jessica Pereira në raundin e dytë, Francine Echevarria nga Puerto Riko, dhe hungarezen Reka Pupp në çerekfinale.
Deri më tani Distria ka shënuar katër fitore për kualifikim në finale.
Në Kampionatin Botëror që po mbahet në Budapest, Akil Gjakova do të garojë të dielën, ndërsa Laura Fazliu të hënën.























