20:22 / 14.06.2025
Kuka uron Krasniqin për medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror
RTKlive
Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka uruar xhudisten Distria Krasniqi pas suksesit të saj në Kampionatin Botëror në Budapest, ku u shpall nënkampione në kategorinë deri në 52 kg.
“Nënkampione Botërore! Urime Kosovë, urime shqiptarë kudo që jeni!”, shkroi Kuka në Facebook. Ai theksoi se performanca e Disit ishte e shkëlqyer dhe se kjo është medalja e nëntë për Kosovën në kampionate botërore.
Kuka u shpreh i vendosur se puna e federatës do të vazhdojë përkundër pengesave: “Nuk do të ndalemi, mos u habitni!”, ka shkruar Kuka në Facebook.























