21:36 / 01.07.2025
Eris Abedini largohet nga Ballkani
Uran Krasniqi/RTKLive
Ballkani ka konfirmuar largimin e mesfushorit Eris Abedini nga skuadra.
Lajmi është bërë i ditur të martën përmes një njoftimi zyrtar nga klubi i Suharekës.
“Nga sot, mesfushori Eris Abedini nuk është më pjesë e jona.
Duam ta falënderojmë për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë. Me profesionalizmin, përkushtimin dhe energjinë e tij në fushë, ai ka dhënë një ndihmesë të çmuar për skuadrën tonë.
I urojmë shumë suksese në hapin e radhës në karrierën e tij futbollistike!
Faleminderit, Eris!”, thuhet në deklaratën e Ballkanit.























