Sulemana kalon te Atalanta
BKT
Sport

Sulemana kalon te Atalanta

Uran Krasniqi / RTKLive

Skuadra italiane Atalanta ka zyrtarizuar transferimin e anësorit ganez, Kamaldeen Sulemana, nga Southampton.

Njëzet e tre vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin nga Bergamo, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Marrëveshja kap vlerën fillestare prej 17.5 milionë euro, ndërsa përfshin edhe bonuse që mund ta rrisin shumën me 4 milionë euro të tjera. Po ashtu, Southampton ka mbajtur 15% nga çdo shitje e ardhshme e lojtarit.

Te Atalanta, ai ribashkohet me trajnerin Ivan Juric, i cili e kishte stërvitur më parë në Angli. Pikërisht Juric ka qenë faktori kryesor që e ka bindur Sulemanan për të kaluar në Serie A.

Ky transferim shihet si një mundësi e re për Sulemanan që të rikthehet në formën më të mirë dhe të ndjekë hapat e sulmuesit Ademola Lookman, i cili shkëlqeu me Atalantën dhe u shpall “Lojtari i Vitit në Afrikë”.