21:41 / 02.07.2025
Edon Sadriu rikthehet te Llapi
Uran Krasniqi / RTKLive
Llapi e ka forcuar repartin defansiv në prag të sezonit të ri.
Skuadra nga Podujeva e ka rikthyer në skuadër mbrojtësin Edon Sadriu. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi llapjan përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare në Facebook.
Sadriu rikthehet në “Zahir Pajaziti” pas një periudhe të kaluar te Ferizaj. Ai është i njohur për tifozët llapjanë, pasi më parë kishte qenë pjesë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Tahir Batatina.























