Bie Reali, PSG-Chelsea finalja e madhe e Botërorit të Klubeve
BKT
Sport

Bie Reali, PSG-Chelsea finalja e madhe e Botërorit të Klubeve

F.B/RTKLive

PSG e ka deklasuar Real Madridin duke e mposhtur bindshëm prej 4-0, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.

Kampioni në fuqi i Evropës, ka vazhduar me performacën e shkëlqyer në këtë turne të madh të futbollit.

Të besuarit e Luis Suarez bën një superndeshje në duel me madrilenët, duke e kontrolluar mjaft mirë lojën, duke krijuar shumë raste dhe duke e dërguar katër herë topin në rrjetën e ‘Los Blancos’.

Parisienëve nuk i deshën më shumë së 24 minuta lojë për vendosur epilogun e kësaj sfidë, pasi shënuan tre gola.

Ruiz (6’, 24’) dhe Dembele (9’), shënuan për rezultatin 3-0, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë e lojës.

PSG edhe në fraksionin e dytë, ishte ekip më i mirë se Reali, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare derisa goditjen e fundit madrilenëve ua dha Ramos (87’) për rezultatin 4-0.

PSG kalon në finalen e madhe të Botërorit të klubeve, ku do të ndeshet me Chelsean, të dielën mbrëma.