Haradinaj e Pierse flasin për konsolidimin e institucioneve
V.S/RTKlive
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, me të cilën thotë se folën për zhvillimet aktuale e nevojën e konsolidimit të institucioneve.
“Sot, në takim me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevojën urgjente të konsolidimit të institucioneve demokratike, si dhe për integrimin euroatlantik”, shkroi ai pas takimit.
Haradinaj thotë se roli i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë jetik jo vetëm në lirinë e Kosovës, por edhe në zhvillimin e saj.
“Mbretëria e Bashkuar edhe sot vazhdon të jetë ndër faktorët kyç në paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit”, ka shkruar kryetari i AAK-së.























