Malisheva eliminohet nga Conference League me humbje të thellë
Uran Krasniqi / RTKLive
(E plotësuar, 22:36) - Malisheva është eliminuar në mënyrën më të keqe të mundshme nga raundi i parë kualifikues i Conference League, duke u mposhtur me rezultat të thellë 8-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Vikingur Reykjavik.
Skuadra islandeze ka dominuar nga fillimi deri në fund, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 5-0.
Hansen ka qenë heroi i pjesës së parë, duke realizuar tre gola në minutat njëmbëdhjetë, njëzet e një dhe tridhjetë e gjashtë, ndërsa Ekroth (29’) dhe Hafsteinsson (42’) e kanë plotësuar pesëshen.
Në pjesën e dytë, vendasit nuk e kanë ndalur ritmin dhe kanë shënuar edhe tri herë të tjera. Ingimundarson ka realizuar golin e gjashtë në minutën e gjashtëdhjetë e tetë, ndërsa situata është përkeqësuar edhe më shumë për Malishevën pas ndëshkimit me karton të kuq të Xhakës në minutën e shtatëdhjetë e dytë. Jonasson ka realizuar nga pika e bardhë duke e çuar rezultatin në 7-0, ndërsa Thorkelsson e ka vendosur rezultatin përfundimtar 8-0 në minutën e tetëdhjetë e dytë.
Malisheva, që kishte humbur ndeshjen e parë në shtëpi me rezultat 0-1, eliminohet kështu me rezultatin e përgjithshëm 9-0.
Vikingur Reykjavik në avantazh të thellë ndaj Malishevës
Vikingur Reykjavik është duke dominuar plotësisht ndaj Malishevës në ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues në Conference League.
Pas përfundimit të pjesës së parë, rezultati është 5-0 në favor të skuadrës islandeze.
Protagonisti kryesor i takimit është Hansen, i cili ka realizuar një tregolësh, duke shënuar në minutat njëmbëdhjetë, njëzet e një dhe tridhjetë e gjashtë. Një gol tjetër për vendasit e ka realizuar Ekroth në minutën e njëzet e nëntë, ndërsa Hafsteinsson ka shtuar edhe një gol të pestë në minutën e dyzet e dytë, duke thelluar edhe më tej epërsinë.
Ndërsa në dispozicion janë edhe dyzet e pesë minuta lojë, Malisheva, që kishte humbur ndeshjen e parë në shtëpi me rezultat 0-1, tashmë duket e eliminuar.























