Retegui transferohet në Arabinë Saudite, i bashkohet Al Qadsiah
BKT
Sport

Retegui transferohet në Arabinë Saudite, i bashkohet Al Qadsiah

Uran Krasniqi / RTKLive

Sulmuesi i Kombëtares së Italisë, Mateo Retegui, është transferuar zyrtarisht te skuadra saudite Al Qadsiah nga Atalanta, kanë njoftuar të dy klubet të hënën.

Mediat italiane kanë raportuar se golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin nga Arabia Saudite.

Detajet financiare të marrëveshjes nuk janë bërë publike, por sipas mediave italiane, Al Qadsiah ka paguar rreth gjashtëdhjetë e pesë milionë euro për kartonin e Retegui, duke e bërë atë lojtarin italian më të shtrenjtë në histori.

Retegui kaloi vetëm një sezon te Atalanta, ku u transferua nga Genoa si zëvendësues i Gianluca Scamacca së dëmtuar. Në sezonin e fundit ai shënoi njëzet e pesë gola në Serie A, duke ndihmuar skuadrën bergamaske të përfundojë kampionatin në vendin e tretë.

“Familja Percassi, familja Pagliuca dhe i gjithë klubi Nerazzurri e falënderojnë sinqerisht Mateon për kontributin e jashtëzakonshëm që dha sezonin e kaluar dhe i urojnë suksese në karrierën sportive dhe në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e Atalantës.