Milan mposht Bari në Coppa Italia
Uran Krasniqi/RTKLive
Milan ka arritur fitore 2-0 ndaj Bari të dielën në një ndeshje të Coppa Italia, duke siguruar kalimin në raundin e 32-të, ku do të përballet me Lecce në shtator.
Ndeshja nisi me rastin e parë për Bari, ku sulmuesi Gabriele Moncini ka tentuar nga larg, por gjuajtja e tij ka shkuar jashtë portës. Pak minuta më vonë, Youssouf Fofana e ka provuar me të majtën, por portieri Mike Maignan e ka ndalur.
Milan ka kaluar në avantazh pas një goditje me kokë të Leao nga një asist i Fikayo Tomori. Megjithatë, portugezi është detyruae të largoher nga loja për shkak të lëndimit, duke e vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e radhës në Serie A kundër Cremonese.
Pulisic ka pasur dy raste për ta dyfishuar rezultatin para pushimit, por goditjet e tij janë devijuar. Në minutën e dytë të pjesës së dytë, Pulisic ka shënuar golin e dytë pas një aksioni me Santiago Gimenez.























