Super Kosova thyen Suedinë, Dardanët marrin tri pikë të arta
BKT
Sport

Super Kosova thyen Suedinë, Dardanët marrin tri pikë të arta

F.B/RTKLive

(E përditësuar, 22:45) Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore madhështore ndaj Suedisë, duke triumfuar me rezultat 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Pas humbjes ndaj Zvicrës, “Dardanët” u rikthyen fuqishëm duke dhuruar një paraqitje spektakolare nga minuta e parë deri në fund.

Kosova zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të me një goditje të saktë të Elvis Rexhbeçajt, që ndezi atmosferën në stadium.

Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 42-të, Vedat Muriqi pas një kundërsulmi perfekt me Albion Rrahmanin, dyfishoi avantazhin në 2-0.

Edhe në pjesën e dytë, Kosova vazhdoi me lojë të fortë e dinamike. Muslija pati një rast ideal për golin e tretë, ndërsa suedezët u përpoqën të reagonin, por mbrojtja kosovare qëndroi e pathyeshme deri në fishkëllimën finale.

Me këtë fitore, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B me 3 pikë, pas Zvicrës që kryeson me 6. Suedia mbetet në kuotën e 1 pikë, njësoj si Sllovenia e fundit.

Kosova shënon edhe golin e dytë, realizon Muriqi

(E përditësuar, 21:32) Kosova ka dyfishuar epërsinë ndaj Suedisë në 2-0.

Dardanët dhe suedezët po përballen në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ndeshje që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK.

Sulmuesi Vedat Muriqi pas një kundërsulmi perfekt me Albion Rrahmanin dyfishon avantazhin e kombëtares sonë në 2-0.

Rexhbeçaj ndez ‘Fadil Vokrrin’, Kosova në epërsi

(E përditësuar, 21:17) Kosova ka kaluar në epërsi në duel me Suedinë.

Dardanët dhe suedezët po përballen në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ndeshje që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK.

Është Elvis Rexhbeçaj, i cili në minutën e 26-të kalojë Kosovën në epërsi prej 1-0 duke ndezur stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Nis ndeshja Kosova-Suedia, atmosferë e zjarrtë në ‘Fadil Vokrri’

(E përditësuar, 20:48) Ka nisur ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe Suedisë.

Dardanët dhe suedezët po përballen në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ndeshje që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK.

Përballja mes kombëtares sonë dhe asaj suedeze, po luhet në një atmosferë të zjarrtë që po krijojnë ‘Dardanët’ dhe një grup tifozësh suedez.

Pavarësisht disfatës nga Zvicra, atmosfera në taborin e kombëtares sonë mbetet e mirë dhe premtuese për një paraqitje dinjitoze ndaj Suedisë.

Kosova-Suedia, formacionet zyrtare

Jo më shumë së një orë ka mbetur deri te fillimi i ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe Suedisë.

Dardanët dhe suedezët do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Kosova, në duel me suedezët, vjen pas humbjes në udhëtim ndaj Zvicrës (4-0).

Pavarësisht disfatës nga Zvicra, atmosfera në taborin e kombëtares sonë mbetet e mirë dhe premtuese për një paraqitje dinjitoze ndaj Suedisë.

Futbollistët e kombëtares sonë, do të kenë përkrahjen maksimale të tifozëve tonë pasi që janë shitur të gjitha biletat.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave:

Kosova: Muric, Vojvoda, Dellova, Aliti, Gallapeni, Zabërgja, Avdullahu, Rexhbecaj, Muslija, Muriqi, Rrahmani.

Suedia: Olsen, Gudmundsson, Hien, Ekdal, Svensson, Saletros, Ayari, Hugo Larsson, Bernhardsson, Gyokeres, Elanga.

Ndeshja Kosova-Suedia starton në orën 20:45.