Shqipëria mposht Letoninë, bën hapin e madh drejt kualifikimit në Botëror
F.B/RTKLive
(E përditësuar, 22:45)-Kombëtarja shqiptare ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në rrugën drejt Kampionat Botëror 2026, duke mposhtur Letoninë 1-0 në “Air Albania”.
Sfida u zhvillua të martën mbrëma dhe solli një performancë të mirë nga kuqezinjtë, të cilët dominuan lojën dhe krijuan disa raste të pastra shënimi.
Pavarësisht rezultatit minimal, triumfi ishte vendimtar për objektivat kualifikues të skuadrës së drejtuar nga Sylvinho.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kristjan Asllani në minutën e 24-të nga pika e bardhë e penalltisë, duke çuar në delir tifozët shqiptarë që kishin mbushur stadiumin.
Letonia pati disa raste të rrezikshme, sidomos në finish të ndeshjes, por nuk arriti të gjejë rrugën e golit.
Në fund, ishte Shqipëria ajo që festoi tre pikë të arta, të cilat e ngjitin në vendin e dytë të Grupit K me 8 pikë. Në krye mbetet Anglia me 15 pikë, ndërsa Letonia renditet në pozitën e katërt.
Me këtë fitore, kuqezinjtë hedhin një hap të madh përpara në garën e fortë për kualifikim në Botërorin e ardhshëm dhe mbajnë gjallë ëndrrën e madhe të tifozëve shqiptarë.
Shënon Asllani, Shqipëria në epërsi
(E përditësuar, 21:15)-Kombëtarja e shqiptare ka kaluar në epërsi prej 1-0, në duel me Letoninë.
Kuqezinjtë dhe letonezët po përballen në ‘Air Albania’, në kuadër të kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Është Kristjan Asllani, i cili shënoi në minutën e 24-të nga penalltia.
Starton ndeshja Shqipëri-Letoni
(E përditësuar, 20:54) Ka startuar ndeshja mes Shqipërisë dhe Letonisë.
Kuqezinjtë dhe letonezët po përballen në ‘Air Albania’, në kuadër të kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Kjo sfidë për të Shqipërinë është një “finale” e parakohshme duke pasur parasysh situatën në grup.
Çdo rezultat përveç fitores thuajse nxjerr Shqipërinë jashtë loje për një nga dy vendet e para në grup dhe do të duhen mrekulli në ndeshjet e mbetura.
Shqipëri-Letoni, publikohen formacionet zyrtare
Pak më shumë së një orë ka mbetur deri te fillimi i ndeshjes mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Letonisë.
Kuqezinjtë dhe letonezët do të përballen në ‘Air Albania’, në kuadër të kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Kjo sfidë për të Shqipërinë është një “finale” e parakohshme duke pasur parasysh situatën në grup.
Çdo rezultat përveç fitores thuajse nxjerr Shqipërinë jashtë loje për një nga dy vendet e para në grup dhe do të duhen mrekulli në ndeshjet e mbetura. Kësisoj, trajneri Sylvinho ka orientuar kuqezinjtë me forca të shumta në repartin e avancuar.
Ashtu siç pritej, në ndeshjen me Letoninë ka një ndryshim radikal në krahasim me rreshtimin ndaj Gjibraltarit. Duke filluar nga porta e deri në sulm ka ndryshime futbollistësh.
Formacionet zyrtare:
























