10:38 / 10.09.2025
Shqipëria në tetor luan miqësore me Jordaninë
RTKLive
Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshje me Federatën Jordaneze të Futbollit për zhvillimin e një miqësoreje më 14 tetor.
Sipas RTSH takimi në fjalë, i cili do të luhet tre ditë pas udhëtimit në Beograd, do të zhvillohet në Tiranë në “Arenën Kombëtare” dhe për momentin është caktuar edhe ora (19:00) e startit të kësaj miqësoreje, e cila do të jetë e fundit për këtë vit kalendarik për Shqipërinë.























