BD hap fushatën në Drenas, Ajvazi premton fokus te qytetarët
BKT
   Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2025

BD hap fushatën në Drenas, Ajvazi premton fokus te qytetarët

J.M./RTK

Në Drenas, Ajvaz Berisha, kandidat për kryetar të kësaj komune nga Bashkimi Demokratik, paraqiti para elektoratit të tij, pjesë të programit me të cilin garon në zgjedhjet e 12 tetorit. Përmirësimi në arsim, mjedis e shëndetësi janë disa prej tyre.

Kandidati për kryetar të Drenasit, nga Bashkimi Demokratik, Ajvaz Berisha, hapi zyrtarisht fushatën elektorale për lokale të 12 tetorit.

Berisha tha programi dhe ekipi i tij, janë fokusuar në nevojat e qytetarëve. Tha se ndër prioritetet e ka ekonominë e qëndrueshme dhe mbështetjen e bizneseve, duke mos lënë anash as angazhimin për  ngritjen e cilësisë në arsim.

Në mesin e prioriteteve, Berisha përmendi edhe ngritjen e infrastrukturës së sistemit shëndetësor, përkrahjen e bujqve dhe mbrojtjen e mjedisit.

Me prezantimin e kandidatëve për anëtar të Kuvendit Komunal të Drenasit, kjo parti përmbylli edhe tubimin e parë elektoral.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2025