21:51 / 15.09.2025
Nuk ndalet Muriqi, shënon një tjetër gol për Mallorca-n
F.B/RTKLive
(E përditësuar, 22:32)-Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi nuk ka të ndalur në duelin Espanyol-Mallorca.
As-i kosovar i Mallorca-s, ka shënuar edhe golin e dytë për skuadrën e tij duke barazuar rezultatin në 2-2 në përballje me Espanyol-in.
Muriqi golin e dytë e realizoi në minutën e 66-të.
Vedat Muriqi sërish shënon gol për Mallorca-n
Sulmuesi kosovar i Mallorca-s, Vedat Muriqi, ka vazhduar me formën e mirë në La Liga.
Reprezentuesi i Kosovës, pasi pak ditë më parë i shënoi gol Real Madridit, sonte realizon gol edhe në duel me Espanyol.
Muriqi në minutën e 45-të shënoi gol nga penalltia për rezultatin 2-1, i cili është në favor të Espanyol.























