20:06 / 23.09.2025
Debati në RTK për Prishtinën do të mbahet më 11 tetor
RTKlive
Sipas planifikimit të debateve të RTK-së për zgjedhjet lokale, ju njoftojmë se më 11 tetor, nga ora 20:15, do të zhvillohet debati për Prishtinën, me të gjithë kandidatët në garë për kryetar të komunës.
Radio Televizioni i Kosovës, në cilësinë e transmetuesit publik, ka mision që të ofrojë hapësirë të barabartë dhe përfaqësim gjithëpërfshirës për të gjitha palët.
Ky obligim buron nga mandati dhe korniza ligjore që rregullon funksionimin e RTK-së, si garantues i informimit të drejtë, të balancuar dhe objektiv të qytetarëve të Republikës së Kosovës.























