PDK në Kamenicë shpalos programin qeverisë për zgjedhjet komunale
BKT
   Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2025

PDK në Kamenicë shpalos programin qeverisë për zgjedhjet komunale

Visar Shatrolli| RTK

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me kandidaten për kryetare të Kamenicës, Jona Arifi, kanë shpalosur para përkrahësve të tyre programin qeverisës dhe vizionin për zhvillimin e kësaj komune.

Në fjalimin e tij me struktura dhe aktivist të partisë, Krasniqi veçoi rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët dhe ofrimin  e zgjidhjeve konkrete për problemet me të cilat përballen kamenicasit. Dhe kjo sipas Krasniqit mund të bëhet vetëm me udhëheqjen e PDK-së.

“Është kandidatura me e qëlluar për Kamenicën për 4 vitet ardhshme jona është një vajzë e juaja dihet qe do të jetë në shërbimin e qytetarëve të Kamenicës ka nevojë për përkrahjen tonë në mënyrë që t’i ja ta japim mundësinë”, tha ai.

Kandidatja për kryetare të Kamenicës, nga PDK, Jona Arifi duke prezantuar pikat nga plani qeverisës, tha se janë të vetmit që kanë një vizion të qartë për zgjidhjen e problemeve dhe një mirëqenie më të mirë për qytetarët.

“Po garoje për fëmijë që të kenë shkolla më të mirë, për fermer e bujq, besoj se Kamenica  ka nevojë për ndryshime”, tha Jona Arifi, kandidate e PDK për Kamenicës

Duke kërkuar votën e qytetarëve te Kamenicës, Arifi tha se projektet në plan programin e saj, kanë për synim përmirësimin e jetesë dhe mirëqenies se qytetareve.May be an image of 2 people and suit


MË SHUME NGA    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2025