LDK në Pejë: Janë hartuar projektet për qeverisjen e ardhshme
BKT
Foto: Lumir Abdixhiku / Facebook
   Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2025

LDK në Pejë: Janë hartuar projektet për qeverisjen e ardhshme

Besjana Mulaj / RTK

Lidhja Demokratike e Kosovës fushatën zgjedhore sot e ka vazhduar me tubimin elektoral në Pejë.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka shprehur besimin e tij se pejanët edhe kësaj here do ta mbështesin kandidatin që e udhëhoqi qytetin e tyre për tri mandate me radhë.

"Mjafton të ecësh në sheshet e Pejës, mjafton t’i shohësh investimet në Pejë dhe Rugovë”, ka thënë Abdixhiku.

Kandidati për kryetar të këtij qyteti, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se në Pejë duhet të vazhdohet qeverisja e njëjtë me qëllim që kapaciteti turistik i saj të kthehet në zhvillim ekonomik.

Muhaxheri ka përmendur edhe projektet që janë hartuar për qeverisjen e ardhshme.

Muhaxheri premtuar se do të asfaltohen edhe 10 km rrugë në zonën industriale dhe 80 km të tjera për bjeshkët e Rugovës.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2025