Haradinaj: Me Blakajn, Istogu do të ketë më shumë shpresë, dritë dhe punë
BKT
   Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2025

Haradinaj: Me Blakajn, Istogu do të ketë më shumë shpresë, dritë dhe punë

Hana Marteti /RTK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vazhduar fushatën elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit në Istog. Para qytetarëve dhe mbështetësve të vet, kreu i këtij subjekti ka shpalosur ofertën dhe projektet për Istogun.

Nën moton “Dritë për Istogun”, në një tubim me qytetarët e kësaj komune, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, premtoi se me fitoren e kandidatit për kryetar Ukë Blakaj, qytetarët e kësaj komune do ta shohin ndryshimin në çdo sferë.

“Ju siguroj që është një listë që na nderon, ka anëtar intelektualë, ka profesionistë, ka familjarë të ushtarëve, ka edhe të rinj. Ju siguroj që nëse qytetarët e Istogut veprojnë si qytetarët e tjerë nuk do t’i bien pishman. Me Ukën do ta vërtetojmë që ka më mirë, më shpresë, më dritë e më shumë punë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq kandidati për kryetar nga radhët e AAK-së, Ukë Blakaj, tha se me fitoren e tij Istogu do të jetë shembull për komunat tjera.
“Me 12 tetor Istogu zgjedh mes guximit të ndryshimit. Istogu është gati për dritën që i jep. Do t’i trajtojmë me urgjencë të gjitha kushtet jetike, ujin, vendet e punës, të rinjtë që mos ta lënë Istogun. Me bashkimin tonë ne do ta bëjmë ndryshimin”, tha Blakaj.

Duke kërkuar besimin e qytetarëve, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u zotua se qytetarët do të jenë prioriteti i qeverisjes së tyre lokale.
Gjithashtu në këtë tubim u prezantuan edhe disa nga asamblistët që garojnë për Kuvend Komunal.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2025