Punimet intensive për Festivalin e Këngës së RTK-së, JICA viziton ambientet
BKT
Akordet e Kosovës

Punimet intensive për Festivalin e Këngës së RTK-së, JICA viziton ambientet

RTK

Drejtori i Festivalit të Këngës së RTK-së, Rilind Gërvalla, njëherësh Drejtor i Televizionit të Kosovës, së bashku me përfaqësues të JICA-s japoneze, vizituan nga afër punimet intensive që po zhvillohen në Pallatin e Rinisë, në prag të edicionit të tretë të Festivalit të Këngës së RTK-së.

Gërvalla i njoftoi përfaqësuesit e JICA-s për sfidat financiare me të cilat po përballet Radiotelevizioni i Kosovës, por theksoi se, pavarësisht këtyre vështirësive, stafi i RTK-së po tregon përkushtim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë për ta realizuar një festival edhe më të suksesshëm artistikisht.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e çmuar që JICA i ka dhënë ndër vite në ndërtimin e infrastrukturës së RTK-së dhe në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore të transmetuesit publik — mbështetje kjo që, sipas tij, reflektohet edhe në nivelin e lartë të angazhimit të stafit, ku mbi gjysma janë gra, të përfshira në mënyrë aktive në organizimin e festivalit.

Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës së RTK-së do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor dhe do të sjellë në skenë 20 garues, si dhe yje të njohur të muzikës nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët do të marrin pjesë si mysafirë specialë. 


MË SHUME NGA Akordet e Kosovës