21:09 / 23.10.2025
Broja për RTK: Me pak fat kemi mundur ta fitojmë ndeshjen
F.B/RTKLive
Kapiteni i Dritës, Rron Broja në një prononcim për RTK, ka thënë së është i kënaqur me barazimin kundër Omonia-s se Qipros.
Drita dhe Omonia luajtën baras 1-1, të enjten mbrëma në ‘Fdail Vokrri’, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
“Arritëm të epërsia, dhamë maksimumin, por patëm një kundërshtar shumë të fortë. Mendoj se me pak fat kemi mundur të fitojmë ndeshjen. Jam i kënaqur me pikën e fituar”, ka thënë Broja.
“Objektivi ynë është ta arrijmë fitoren e parë në Ligën e Konferencës dhe shpresoj se këtë qëllim do ta arrijmë në ndeshjen e ardhshme”, ka theksuar Broja.























