LDK synon zgjidhjen e ngulfatjes urbanistike në Fushë Kosovë me Osmanin
BKT
   Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2025

LDK synon zgjidhjen e ngulfatjes urbanistike në Fushë Kosovë me Osmanin

RTK

Drejtues të LDK-së, në tubimin përmbyllës elektoral në Fushë Kosovë, paraqiten projektet e kandidatit të kësaj partie për kryetar komune, Besnik Osmanit.

Kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, tha se ngulfatja urbanistike e Fushë Kosovës, do të gjejë zgjidhjen e duhur vetëm me planin qeverisës që sjell partia që ai drejton.

Kandidati I LDK-së për kryetar të kësaj komune, Besnik Osmani tha se plani qeverisës që ai prezanton, është bazuar dhe hartuar nga kërkesat e banorëve. Ndër të tjera, ai premtoi se zbatimi  do të fillojë që nga java e parë e qeverisjes së tij.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës ka për kundërkandidat atë të LVV-së.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2025