Kroacia kualifikohet, Holanda shumë afër, gjithashtu edhe Gjermania
Uran Krasniqi/RTKLive
Kroacia ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror falë fitores 3-1 ndaj Ishujve Faroe, Holanda e ka marrë një rezultat të vlefshëm në Poloni, duke barazuar 1-1 dhe duke e kryer pothuajse punën e nxjerrjes së biletës për Botëror ,kurse Gjermania është shumë afër kualifikimit në Kampionatin Botëror 2026 pas fitores 2-0 ndaj Luksemburgut.
Edhe pse mysafirët në Zagreb kanë kaluar në epërsi herët, klasi i kroatëve ka dalur në pah me golat e Gvardiol, Musa dhe Vlasić. Ishujt Faroe kanë luftuar fort, madje edhe e kanë goditur edhe shtyllën, por në fund cilësia e Kroacisë e ka vendosur ndeshjen dhe fatin e grupit.
Në ndeshjen tjetër, Polonia ka shënuar e para para pushimit me Kaminskin, por Holanda është rikthyer menjëherë në fillim të pjesës së dytë me golin e Memphis Depay. Deri në fund loja ka qenë e ngurtë dhe pa shumë raste, me mysafirët që e kanë ruajtur barazimin që i favorizon. Për të kaluar direkt, Polonia tashmë ka nevojë për një mrekulli.
Ndërsa në Luksemburg gjatë pjesës së parë gjermanët janë befasuar nga lojtarët vendas, të cilët kanë krijuar disa raste të pastra, por në fund ka munguar konkretizimi. Në pjesën e dytë, Nick Woltemade është bërë hero i ndeshjes me dy gola, duke vulosur fitoren dhe duke e afruar Gjermaninë një pikë larg kualifikimit.
REZULTATET: 























