Kosova do të përballet me Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë
BKT
Sport

Kosova do të përballet me Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë

Uran Krasniqi/RTKLive

Kosova do ta ketë mundësinë të luftojë për kualifikim në Botërorin 2026 përmes "play off", ku do të përballet me një nga katër kombëtaret: Poloni, Uells, Çeki ose Sllovaki.

Këto katër ekipe ndodhen në vazon e dytë për shortin e së enjtes, ndërsa Kosova është në vazon e tretë së bashku me Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Irlandën.

Gjysmëfinalet e barazhit janë planifikuar më 26 mars, dhe Kosova do të luajë si mysafire në këtë rund. Në gjysmëfinale do të takohen gjithashtu përfaqësueset e vazos së parë me ato të vazos së katërt.

Në vazon e parë janë Italia, Danimarka, Turqia dhe Ukraina, ndërsa në vazon e katërt janë Suedia, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Irlanda e Veriut.

Finalet e "play off" do të zhvillohen më 31 mars, ku fituesit e gjysmëfinaleve nga vazot dy dhe tre do të takohen me fituesit nga vazot një dhe katër.

Nikoqirët e finaleve do të përcaktohen me short, duke e bërë shortin e së enjtes vendimtar për rrugëtimin e Kosovës drejt Botërorit.

No description available.