‘Tuchel ka personalitet dhe karizëm që kujton trajnerët e mëdhenj anglezë’
BKT
Sport

‘Tuchel ka personalitet dhe karizëm që kujton trajnerët e mëdhenj anglezë’

F.B/RTKLive

Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, ka vlerësuar lart ndikimin e trajnerit Thomas Tuchel tek lojtarët e Anglisë.

Nën drejtimin e gjermanit, Anglia ka siguruar kualifikimin për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

“Ai ka një personalitet dhe karizëm që kujton trajnerët më të mëdhenj anglezë. Dhe kjo është thelbësore kur përgatitesh për një turne të madh”, ka thënë Kapiteni i ‘Tre Luanëve’.

Kane gjithashtu ka shtuar se Tuchel ishte arsyeja kryesore për zgjedhjen e tij për të ardhur te Bayerni.

“Erdhi natyrshëm për mua të bashkohem me të. E dua energjinë e tij, mënyrën si e kupton lojën dhe atë që donte të ndërtonte. Që nga takimi ynë i parë, lidha menjëherë me të, dhe kjo më bëri të kuptoja se po ndiqja rrugën e duhur”, theksoi Kane.

Sulmuesi anglez ishte transferua nga Tottenham Hotspur te Bayern Munich në vitit 2023, duke filluar një fazë të re në karrierën e tij në Bundesligë.