LeBron James thyen një tjetër rekord
BKT
Sport

LeBron James thyen një tjetër rekord

F.B/RTKLive

Pritjes i erdhi fundi. LeBron James ka vendosur një tjetër rekord të madh në NBA.

Ylli i Los Angeles Lakers luajti mbrëmë ndeshjen e tij të parë sezonale kundër Utah Jazz, duke u bërë basketbollisti me karrierën më jetëgjatë në historinë e ligës më të fortë të basketbollit në botë.

James kishte munguar në 14 ndeshjet e para të Lakers këtë sezon për shkak të një problemi me nervin shiatik, por rikthimi i tij në parket ishte i suksesshëm. Lakers triumfuan bindshëm 140–126, ndërsa veterani 39-vjeçar dha sinjale të qarta se mbetet një forcë e pamëshirshme në NBA.

Në më pak se 30 minuta lojë, James realizoi 11 pikë dhe shpërndau 12 asistime, duke paralajmëruar se ambiciet e tij për këtë sezon janë të larta.

Ndërkohë, seria e tij fenomenale e ndeshjeve radhazi me të paktën 10 pikë të shënuara, e nisur më 6 janar 2007, u zgjerua edhe më tej. Me ndeshjen kundër Utah Jazz, ai e çon këtë rekord në 1293 paraqitje radhazi, një arritje historike në NBA.

LeBron James vazhdon të shtyjë kufijtë e karrierës sportive, duke mbetur një simbol i qëndrueshmërisë dhe nivelit të lartë në basketbollin botëror.