RTK sjell ekskluzivisht shortin e Botërorit 2026 këtë të premte
RTK
Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) do të sjellë për publikun shortin e Kampionatit Botëror “FIFA World Cup 2026”, që do të tërhiqet të premten, më 5 dhjetor, në Uashington të SHBA-së.
Para ceremonisë zyrtare të shortit, RTK ka përgatitur një Emision Special që nis nga ora 17:00, me të ftuar:
Muharrem Sahiti, drejtor i Kombëtares së Kosovës;
Malsor Gjonbalaj, analist dhe profesor universitar.
Gjatë këtij emisioni, të ftuarit do të analizojnë pritshmëritë, paraprakisht grupet e mundshme dhe zhvillimet e fundit në futbollin botëror.
Ceremonia e tërheqjes së shortit do të fillojë në orën 18:00 sipas kohës së Kosovës dhe do të transmetohet ekskluzivisht në RTK, duke u dhënë shikuesve mundësinë të ndjekin për së afërmi një prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive globale.
RTK fton publikun të mos e humbasë këtë super-ngjarje në ekranin publik.























