Drita mposhtet nga AZ Alkmaar në `Fadil Vokrri`
BKT
Sport

Drita mposhtet nga AZ Alkmaar në `Fadil Vokrri`

Uran Krasniqi / RTKLive

(E plotësuar, 20: 41) - Drita është mposhtur me rezultat 0:3 nga AZ Alkmaar në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Skuadra holandeze ka qenë më konkrete në të dy pjesët, duke shfrytëzuar rastet kryesore për të marrë fitoren.

Goli i parë ka ardhur në minutën e shtatëmbëdhjetë, kur Isak Jensen ka asistuar për Sven Mijnans, i cili e ka gjetur këndin e poshtëm të majtë dhe e ka kaluar AZ Alkmaar në epërsi 0:1.

Në pjesën e dytë, vetëm pak minuta pas rifillimit, mysafirët e kanë dyfishuar avantazhin. Në minutën e pesëdhjetë e tetë, Kees Smit ka shërbyer për Isak Jensen, i cili ka goditur fort nga skaji i zonës dhe e e ka çuar rezultatin në 0:2.

Në minutën e nëntëdhjetëtë, AZ Alkmaar e ka shënuar edhe golin e tretë. Ibrahim Sadiq ka realizuar me një goditje të saktë, duke vulosur fitoren me rezultat 0:3.

Portieri i Dritës, Faton Maloku, ka bërë disa herë ndërhyrje të sakta, sidomos ndaj tentimeve të Troy Parrott dhe Matej Sin. Gjilanasit kanë pasur pak raste të rrezikshme, ndërsa kanë kërkuar edhe penallti në pjesën e parë pas një dyshimi për prekje me dorë, por pas rishikimit me VAR, gjyqtari ka vendosur të mos e akordojë.

Pas kësaj disfate, Drita zbret në pozitën e pesëmbëdhjetë në tabelën e Conference League, me rrezik të bjerë edhe më poshtë, pasi gjatë mbrëmjes zhvillohen edhe disa ndeshje të tjera.AZ Alkmaar e dyfishon epërsinë në fillim të pjesës së dytë

Fillimi i pjesës së dytë ka qenë i vështirë për Dritën, pasi avantazhi i AZ Alkmaar është rritur në 0:2.

Skuadra holandeze e ka shënuar golin e dytë pas një aksioni të shpejtë dhe të saktë në skaj të zonës.

Në minutën e pesëdhjetë e tetë Kees Smit ka asistuar për Isak Jensen, i cili e ka lëshuar një goditje të fortë drejt këndit të poshtëm të majtë, pa i lënë asnjë mundësi portierit të Dritës.

Ende ka kohë për reagim, por gjilanasit tashmë përballen me një detyrë edhe më të vështirë për të kthyer rezultatin.

AZ Alkmaar e zhbllokon rezultatin në `Fadil Vokrri`

AZ Alkmaar ka shënuar golin e parë në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër Dritës së Gjilanit.

Holandezët kanë kaluar në epërsi pas një aksioni të shpejtë brenda zonës.

Ka qenë minuta e shtatëmbëdhjetë kur Isak Jensen ka asistuar për Sven Mijnans, i cili me qetësi e ka gjetur këndin e poshtëm të majtë, duke e çuar rezultatin në 0:1.

Megjithatë, deri në fund të ndeshjes ka ende shumë kohë dhe rezultati mund të ndryshojë.

Nis ndeshja Drita  - AZ Alkmaar

Ka nisur ndeshja Drita  - AZ Alkmaar e cila zhvillohet në kuadër të Conference league dhe transmetohet direkt në RTK.

Ndeshja zhvillohet sonte në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë dhe është e parafundit në fazën e parë të garës. Drita aktualisht renditet në vendin e tetë të Conference League, ndërsa AZ Alkmaar mban pozitën e njëzetë. Publikohen formacionet e ndeshjes Drita - AZ Alkmaar

Janë publikuar formacionet e ndeshjes Drita - AZ Alkmaar.

Ndeshja zhvillohet sonte në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë dhe është e parafundit në fazën e parë të garës. Drita aktualisht renditet në vendin e tetë të Conference League, ndërsa AZ Alkmaar mban pozitën e njëzetë. 

No description available.