United dhe Bournemouth barazojnë në një ndeshje me shumë gola
BKT
Sport

United dhe Bournemouth barazojnë në një ndeshje me shumë gola

Në një nga ndeshjet më dramatike të sezonit në Premier League, Manchester United dhe Bournemouth kanë barazuar 4-4 në "Old Trafford", në një përballje me plot kthesa dhe gola.

United ka kaluar i pari në epërsi me golin e Amad Diallo, por Bournemouth është kundërpërgjigjur me Antoine Semenyon.

Para pushimit, Casemiro e ka rikthyer epërsinë për vendasit, duke e mbyllur pjesën e parë 2-1.

Vetëm disa sekonda pas fillimit të pjesës së dytë, Bournemouth e ka barazuar me Evanilson, ndërsa më pas Marcus Tavernier ka shënuar një supergol nga goditja e lirë për epërsinë e mysafirëve.

United nuk është dorëzuar dhe e ka përmbysur sërish rezultatin me gola nga Bruno Fernandes dhe Matheus Cunha.

Kur është menduar se ndeshja po shkonte drejt fitores së United, Eli Junior Kroupi ka shënuar golin e barazimit për Bournemouth në minutat e fundit, duke vulosur rezultatin 4-4.

Në tabelën e kryesuar nga Arsenal, United gjendet në vendin e gjashtë e Bournemouth në vendin e trembëdhjetë.