13:52 / 16.12.2025
Kosova bëhet anëtarja e 154-t e Federatës Ndërkombëtare të Golfit
RTKLive
Federata e Golfit e Kosovës ka arritur një moment historik, duke u pranuar zyrtarisht si anëtarja e 154-të e Federatës Ndërkombëtare të Golfit (IGF).
Ky pranim përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e golfit në Kosovë, njofton vetë Federata.
Anëtarësimi në IGF i hap rrugë Kosovës për pjesëmarrje në gara dhe aktivitete ndërkombëtare, përfshirë evente të mbështetura nga lëvizja olimpike, duke rritur kështu profilin e sportit dhe mundësitë për golfistët kosovarë në arenën globale.























