Hamza në Vushtrri premtoi mbështetje për sektorin publik e privat
BKT
   Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2025

Hamza në Vushtrri premtoi mbështetje për sektorin publik e privat

Elmina Osmani/RTK

Partia Demokratike e Kosovës, në tubim me qytetarët e Vushtrrisë, premtoi mbështetje për sektorin publik e privat, fond për të gjithë ata që humbin punën dhe krijimin e gjykatës së punës. Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, tha se me investimet në sektorin publik parashihet të rritet edhe buxheti i shtetit.

“Përmes rritjes dhe zhvillimit te sektorit publik do të rritet edhe buxheti i shtetit. Do të anulojmë do ta ndryshojmë do të zvogëlojmë normat e pagëses së tatimeve për të punësuarit. Do ta trajtojmë edhe legalizimet, që të shlirohet një pjesë e madhe e kapitalit”, tha ai.

Hamza, po ashtu premtoi edhe rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta. Investime në arsim e shëndetësi, duke lehtësuar qasjen e qytetarëve në shërbime.

Duke kërkuar votën e qytetarëve të Vushtrrisë, PDK prezantoi edhe kandidatët e këtij qyteti për Kuvendin e Kosovës.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2025